E tepron deputeti i AAK-së: Isa Mustafa është një xhen. vertikale politike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha,

ka sulmuar ashpër kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “Isa Mustafa është një xhenaze vertikale politike”.“As hair, e as dëm s’mund të bëjë”, është shprehur më tej Berisha.

Ai ka thënë se Mustafa nuk ka të drejtë të kritikojë qeverisjen e Ramush Haradinajt, duke vlerësuar se Kosova nuk ia ka parë aspak hairin qeverisjes së Mustafës në vend.

Sylë Tahirsylaj tregon se kur do të rikthehen reshjet e borës në Kosovë

Sylë Tahirsylaj tregon se kur do të rikthehen reshjet e borës në Kosovë

Të enjten pasdite pritet të rifillojnë reshjet e borës, ku trashësia pritet të shkojë deri në 7 cm në ulëtësira, ndërkaq në viset kodrinore-malore deri në 15 cm.

Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Ballkani.info ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të ketë reshje të borës, dhe se nuk ka diçka të jashtëzakonshmet për shkak se sasia e reshjeve nuk do të jetë e intesitetit të njejt siç e ka qenë në ditët e kaluara.

Sipas Tahirsylajt, temperaturat minimale pritet të shkojnë deri në -4 apo -5 gradë celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimine masave ajore të cilat janë me origjinë nga pjesa jugperëndimore e rajonit dhe në rrugëtim e sipër nga pjesa verilindore. Këto masa kanë shkallën e lagështisë në rastin e kontaktit apo bashkëveprimit të tyre krijojnë reshje atmosferike.

Këto reshja atmosferike do të vijnë kah fundit i javës përkatësisht të enjten pasdite, e deri në ditën e diel. Sasia e reshjeve nuk është intensive siç ka qenë në ditët që po lëm pas prandaj në vendet kodrinore malore mund të shkoj deri në 15 cm, në ultësira deri në 7 cm, edhe varësisht nga territori.

Temperaturat në shkallë të vendit minimale do të shkojë deri në -4 ose -5 gradë celsius – maksimalja +2. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme jemi në stinën e dimrit”, ka përfunduar TahirSylaj për Ballkani.info.

Audio-mesazhi i Sala dërguar miqve: Jam në një aeroplan që po shkatërrohet, kam frikë

Emiliano Sala ua ka dërguar një mesazh me zë miqve të tij, pak para se të zhdukej aeroplani në të cilin ndodhej mbi English Channel (La Manche) të hënën mbrëma.

Futbollisti i porsatransferuar i Cardiff Cityt dyshohet ta ketë humbur jetën, pasi aeroplani ka dalë nga radari në veri të Alderney në Les Casquets, rreth orës 20:23 të të hënës, vetëm një orë pas nisjen nga aeroporti Atlantique i Nantes.

Aeroplani i vogël Piper PA-46 Malibu ishte nisur për në Cardiff, ku duhej të vazhdonte karriera e sulmuesit argjentinas.

Faqja argjentinase, Ole.com.ar, e ka publikuar një audio mesazh, i cili thuhej se është dërguar në një grup në WhatsApp të përbërë nga miqtë dhe shokët e 28-vjeçarit.

“Përshëndetje vëllezër të vegjël, si jeni njerëz të krisur? Vëlla, jam vërtet i lodhur, isha këtu në Nantes duke bërë gjëra, gjëra, gjëra dhe gjëra, dhe nuk po ndalen kurrë, nuk ndalen, nuk ndalen”.

“Jam në një aeroplan që duket se po shkatërrohet dhe po shkoj në Cardiff, çmenduri, nesër veç fillojmë, kurse pasdite nisim stërvitjen, djema, në ekipin tim të ri”, ka thënë fillimisht ai

Ndërsa më pas, siç transmeton Daily Mail, Sala ka thënë: “Si jeni njerëz, krejt mirë? Nëse nuk merrni ndonjë lajm nga unë brenda një ore e gjysmë, nuk e di nëse duhet ta dërgoni dikë të më gjejë… Sa shumë kam frikë!”.

Sala ishte dërguar në aeroport nga miku i tij, mbrojtësi i Nantes Nicolas Pallois, të cilit i kishte thënë edhe para nisjes se kishte frikë nga ai udhëtim. Me të njëjtin aeroplan, sulmuesi kishte udhëtuar nga Cardiffi në Francë të dielën dhe ishte ankuar për pasiguri.

Porsa kishte hipur në aeroplan për t’u kthyer në Angli, futbollisti u kishte shkruar shokëve të tij se aeroplani bënte zhurma të çuditshme.

Policia e Guernseyt i ka gjetur disa objekte që lundronin mbi ujë, mirëpo nuk ka arritur të konfirmojë nëse kanë qenë nga ai aeroplan. Në ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit mbrëmjen e të martës i kanë pezulluar kërkimet, të cilat do t’i rifillojnë të mërkurën në mëngjes.

Nëse shkojmë tutje me rritje pagash, do ta bankrotojmë shtetin, po ata qe sjan ne pun ku jan (Video)

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Eroll Belegu ka thënë nëse vazhdohet me ngritje të pagave shteti do të shkojë në falimentim.

Belegu, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se sindikatat janë në luftë për të ngritur koeficientin pasi që me Ligjin e Pagave nuk do të mund të ketë më greva.

“Kemi kritika nga FMN pasi buxheti ngarkohet shumë me paga. Përtej saj më nuk mund të shkojmë. Realisht do të vijmë në një pozitë ku do ta bankrotojmë shtetin. Thjesht do të ndajmë paratë për rroga dhe nuk do të bëjmë asnjë investim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se nëse nuk rritet ekonomia e vendit të gjitha kërkesat për rritje të pagave janë qesharake dhe të pamundshme.

“Nëse rritet ekonomia e vendit, sigurisht do të rritet buxheti dhe mund të tejkalohen edhe kërkesat e këtyre shtresave”.
Ai ka thënë se Ligji i pagave është në rend dite dhe mund të votohet në seancën e 31 janarit.

Belegu ka thënë se rritja e pagave për 30% në arsim u premtua për mandatin 4 vjeçar. Sipas tij, gjatë vitit 2018 ka pasur rritje të pagave prej 5%./Telegrafi/

Ushtari si kemi ndrruar çizmet qe 2 vjet Presion mbi ushtarët e FSK-së pas publikimit të çizmes së shqyer (Video)

Ushtari si kemi ndrruar çizmet qe 2 vjet Presion mbi ushtarët e FSK-së pas publikimit të çizmes së shqyer (Video)

Publikimi i skandalit të çizmeve të shqyera të pjesëtarëve të FSK-së ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të Inteligjencës së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

“Zeri.info” mëson se Inteligjenca është duke bërë presion mbi disa ushtarë, të cilët kanë dorëzuar fotot dhe video-incizimin në gazetën “Zëri”, ditën kur është mbajtur manifestimi i “Epopesë së UÇK-së”, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Zyrtarë të FSK-së nuk kanë mohuar faktin se Inteligjenca është duke hetuar disa prej ushtarëve, derisa kanë thënë se strukturat e larta të FSK-së nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap lidhur me publikimin e shkrimit për “Çizmet e shqyera”.

“Zyrtarisht nuk ka asgjë dhe nuk është kërkuar përgjegjësi prej personit që ka publikuar fotografinë, prej eprorëve, as prej Inteligjencës. Çfarë bën Inteligjenca është ajo punë që bëhet në mënyrë të pavarur.

Zyrtarisht nuk ka ndonjë kontroll për këtë rast. Të gjitha inteligjencat në botë, edhe në ushtri ato grumbullojnë informacione, por ata nuk marrin masa. Inteligjenca nuk merr masa nëse interesohet. Për çdo intervenim, ndonjë ndeshje, ndonjë rast është e interesuar të merret.

Ata janë të pavarur dhe e bëjnë në mënyrë të pavarur atë punë”, ka thënë për “Zeri.info” zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala.Për FSK-në më i rëndësishëm është fakti se si është lejuar ushtari me çizme të shqyera të parakalojë në manifestimin e “Epopesë”, thotë Shala.“Për neve nuk është me rëndësi nëse është marrë në paradë, ajo që është me rëndësi është pse është lejuar ai të dalë me çizme të shqyera sepse aty janë mbi 1000 veta dhe vetëm njëri të ketë çizme të shqyera”, është shprehur ai.

Sipas tij, strukturat përgjegjëse të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës nuk kanë bërë ndonjë presion tek ushtarët, të cilët kanë publikuar fotot.

“Në paradë, në ushtri ndodhin që të ketë çizme të shqyera, pantallona dhe çdoherë bëhet një kontroll që duhet të dalë sa më i rregullt në paradë. Ushtria i ka rregullat e veta dhe nuk kemi ne çka të bëjmë presion për atë punë. S’e besoj se duhet të ketë ndonjë pasojë për publikimin e saj”, ka thënë Shala.

Audi RS7 dhe SQ8 shihet gjatë testimeve në autostradë

Edhe pse pista Nurburgring është vendi më i zakonshëm në Gjermani ku bëhet testimi i automjeteve, ato testohen nganjëherë edhe në autostradë.

Ky klip kap dy nga modelet e ardhshme të Audi-së në një autostradë publike dhe ofron pamjë të shkurtë të RS7 dhe SQ8 të ardhshëm.

Nuk ka asgjë zyrtare por RS7 i ri pritet të përdorë një motor V8 twin-turbo 4.0 litërsh që prodhon më shumë se 650 kuaj fuqi. Ndërkohë SQ8 një motor V8 prej 4.0 litrash që prodhon 429 kuajfuqi. /IndeksOnline

Inxhinieri lë Zvicrën dhe kthehet në Kosovë, kjo është arsyeja

Inxhinieri lë Zvicrën dhe kthehet në Kosovë, kjo është arsyeja
Latif Berisha, ish-refugjat në Zvicër, është kthyer në Kosovë para luftës, në vitin 1998.

Ai punonte në Zvicër kryesisht si riparues i televizorëve. Siç tregon Latifi, pavarësisht situatës së tij të mirë në Zvicër, ai është kthyer në vendlindje për të qenë me afër familjes së tij dhe për të qenë pjesë e rindërtimin dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Sot, Latifi udhëheq firmën e tij me tre bashkëpunëtorë. Ai prodhon makina komplekse për kompanitë perëndimore në fushën e teknologjisë dhe informatikës.

Latif Berisha është i pasionuar në sektorin e inovacionit të teknologjisë. Falë këmbënguljes dhe përkushtimit së tij, ai arrin të zgjedhë shumë probleme, duke zbuluar mënyra shumë kreative për të kapërcyer të gjitha situatat e vështira që mund të ketë një firmë.

Inxhinieri i frymëzuar, ai është i bindur se në Kosovë mund të zhvillohet me sukses fusha e IT-së.

Shqiptarja, më e bukura e Nju Jorkut

Bukuroshja shqiptare, 27-vjeçarja Florinda Kajtazi ka rrëmbyer kurorën e bukurisë në konkursin e bukurisë “Miss New York”.

Florinda, tashmë, do të marrë pjesë edhe në “Miss USA”, ku do të përfaqësojë Nju Jorkun, vajzat tona po tregohen ne qdo sfer te zgjuara dhe po kan sukes ku do ne bot ne sport, ne bukur.

Në sfiladën që bëri për vete jurinë e eventin, bukuroshja shqiptare e mbylli duke bërë edhe simbolin e shqiponjës, duke mos e fshehur aspak origjinën e saj.

Ajo beri krenar krejt shqiptaret ka do qe jan me berjen e shqiponjes siq shihet ne viden dhe ata qe ishin ne ftuar te gjithu u ngriten ne kemb dhe duartrokiten pa ndal dhe do ishin edhe me lot ne sy nga gezimi.

Meda dhe Lulja shfaqen duke u larë në pishinë, pamja e tyre merr vëmendjen

Meda dhe Lulja shfaqen duke u larë në pishinë, pamja e tyre merr vëmendjen

Meda dhe Lulja janë ndër qiftet më të përfolura të estradës shqiptare, per jeten qe e bëjn dhe dihet qe jan nje qift i rrall qe skan parqarje se paku ne publik nuk dalin.

Pasi Meda ka qenë shumë i angazhuar me mbrëmje dhe koncerte ,duket se ata kanë gjetur pak kohë edhe për pushim, përcjell ORAinfo.

Ata kanë shkuar në pushim në Tajlandë dhe nga atje kanë postuar foto nga më të ndryshmet, duke na treguar se sa shumë po e shijojnë pushimin.

E Sot ata kanë publikuar një foto nga pishina ku po shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. /ORAinfo/

Lista Serbe: Nuk do të lejojmë bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Listës Serbe dhe kryetari në dorëheqje i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq ka thënë sot se serbët nuk do të lejojë bashkimin e Mitrovicës veriore dhe jugore.

Siç raporton agjencia serbe “Beta”, Rakiq ka thënë se bashkimi i Mitrovicës, për të cilin ka folur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, “është një mbulesë për spastrimin etnik të serbëve nga qyteti i vetëm, në të cilin ata mbijetuan spastrimin etnik të vitit 1999″.

“Sulmi i fundit i Hashim Thaçit në paqen e Kosovës është motivuar në paralajmërimin e aneksimit të Mitrovicës së Veriut, sepse kjo është ajo që është në mendjen e tij, kur flet për një lloj të bashkimit.

Më shumë se 1,000 sulme që kanë kryer disa miq të Thaçit kundër serbëve në urën kryesore nga viti 1999 e deri më sot, kanë pasur për qëllim që të mos ketë serbë në veri, sikurse nuk ka në pjesën jugore të Mitrovicës”, ka thënë Rakiq, në një deklaratë me shkrim të cilën e ka shpërndarë Lista Serbe, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se “serbët gjithmonë janë të përcaktuar për paqe dhe bashkëjetesë me të gjithë, gjë që e kanë dëshmuar me ruajtjen e karakterit multietnik të qytetit tonë, ku përveç serbëve jetojnë dhe boshnjakët, shqiptarët, romët, goranët, turqit, egjiptianët dhe shumë të tjerë”.

“Paqja nuk ka alternativë, por nuk ka alternativë as e drejta për jetë dhe liri, dhe ne do të dimë ta ruajmë me ndihmën e shtetit të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq”, tha kryetari i Listës Serbe.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, me ç’rast ka vlerësuar se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm.

Ai ka thënë se tani e kanë radhën të veprojnë Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca.