Sami Lushtaku: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare!

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Drenicës, Sami Lushtaku ka falënderuar secilin për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë ditëve të fundit ku ai u intervistua nga prokurorët e Speciales në Hagë.

Lushtaku është shprehur se lufta e UCK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen,

Ai këtë postim e ka shoqëruar me një fotografi të realizuar në kohën e luftës ku shihet së bashku me komandantin Adem Jashari, Hamëz Jasharin dhe disa luftëtar të tjerë.

Dëshiroj nga zemra të falënderoj secilin nga Ju, për thirrjet, mesazhet, komentet e mbështetjen e madhe e të parezervë që më keni dhënë gjatë ditëve të fundit, lidhur me intervistimin tim në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen! I juaji, Sami Lushtaku”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Dëshiroj nga zemra të falënderoj secilin nga Ju, për thirrjet, mesazhet, komentet e mbështetjen e madhe e të parezervë që më keni dhënë gjatë ditëve të fundit, lidhur me intervistimin tim në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!

I juaji, Sami Lushtaku. /gazeta lajme/

Ronaldo mbërrin në Madrid për t’u paraqitur në

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka mbërritur në qytetin e Madridit për t’u paraqitur në gjykatë për evazion fiskal.

Autoritet spanjolle të taksave e kanë akuzuar portugezin se nuk 14.7 milionë euro taksa për të drejtat e tij të imazhit gjatë viti 2011 dhe 2014.

CR7 fillimisht mohoi akuzat, por tani pritet të pranojë fajin dhe të shpallet i fajshëm ku do të detyrohet të paguajë 18.8 milionë euro.

Ronaldo mbërriti në Madrid së bashku me të dashurën e tij, Georgina Rodrigez, para gjykatës ishin mbledh shumë tifozë dhe normalisht ish-ylli i Real Madridit uk hezitoi t’i përshëndes.

Gjithsesi ai nuk u ndal për të folur për mediat, të cilat insistonin të merrnin një koment të shkurtë nga ai.

Së bashku me qiftin ishte edhe avokati Jose Antonio Choclan, i cili do ta mbrojë Ronaldon në këtë rast.

Aktualisht CR7 po kalon në një formë të mirë tek Zonja e Vjetër ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/

Besarta Jashari: I tregova Bekimit se sa krenar luftonte babushi me babën Shaban

Besarta Jashari: I tregova Bekimit se sa krenar luftonte babushi me babën Shaban

Sot shënohet 21-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë në drejtim të familjes Jashari në Prekaz.

Në përkujtim të gjithë familjarëve sot ka shkruar edhe Besarta Jashari, e mbijetuara e këtij sulmi nga familja Jashari.
Besarta ka thënë se sot bashkë me vëllain, Bekimin njëherësh kryetarin e komunës së Skenderajt kanë përkujtuar një përvjetor të rëndësishëm për kombin, por të dhimbshëm dhe krenar për familjen.

Tutje Besarta ka thënë se para 21 viteve ishin të ndarë fizikisht, atëherë kur forcat policore/ushtarake serbe rrethuan shtëpitë e tyre, me idenë e shfarosjes së konakut që kultivoj atdhedashurinë dhe rriti foshnjën UÇK, shkruan Indeksonline.

Besarta Jashari ka shtuar poashtu se derisa ajo shpalos kujtimet nga kjo ngjarje, Bekimi tregon për përjetimin e tij që atëbotë ishte në mërgim, si kujton fjalët e babit dhe ajo pamjet e asaj nate.

Përpos të vrarëve në këtë natë, Besarta tregon për plagët që mori motra e saj Selvetja si dhe kushërira Ilirja që sot i mban në trup plagët e lirisë.

Me vëllaun tim Bekimin, sot po kujtojmë një përvjetor të rëndësishëm për kombin… por të dhimbshëm e krenar për familjen tonë.

Para 21 vjetëve ishim të ndarë fizikisht, atëherë kur forcat policore/ushtarake serbe rrethuan shtëpitë tona, me idenë e shfarosjës së konakut që kultivoj atëdhedashurinë dhe rriti foshnjën UÇK… idetë dhe planet serbe atë ditë u thyen, duke dëshmuar vendosmërinë e familjës që UÇK do bëhet.

Derisa sot unë i shpalosi kujtimet nga kjo ngjarje, Bekimi më tregon për përjetimin e tij që atëbotë ishte në mërgim… fjalët e babushit, freskët Bekimi i kujton ndërsa unë pamjet e asaj nate të lavdishme!

I tregova se sa krenar luftonte babushi me babën Shaban, e për çudi Bekimi e dinte sikur të kishte qenë aty.

Nga ajo betejë mbeten të plagosura motra ime Selvetja dhe vajza e axhës Ilirja, që edhe sot i mban në trup plagët e lirisë.

Kjo datë njihet si “Sulmi Dytë në Familjën Jashari”, andaj krenarë unë dhe Bekimi ju falëmnderojmë për kujtimin dhe nderimin e kesaj beteje.

Berberët i rritin çmimet! Merren vesh t’i “rruajnë” paratë e konsumatorëve

Berberët që operojnë në Komunën e Podujevës kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të prerjes së flokëve.

Dakordimin për rritjen e çmimeve e kanë bërë në një takim të mbajtur në mes të berberëve të kësaj komune. Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se në takimin e parë është diskutuar rritja e çmimeve, mirëpo një vendim definitiv pritet të merret në një takim të ardhshëm që është paralajmëruar të mbahet para datës 15 shkurt.

Gazeta e ka siguruar edhe çmimoren e re që tashmë disa prej bizneseve veçse e kanë përgatitur.

Një rritje e tillë e çmimeve, bazuar në një marrëveshje në mes të bizneseve, është e ndaluar me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Gazeta Jeta në Kosovë, ka qenë në Podujevë, dhe ka biseduar me disa berberë që kanë qenë prezent në takimin ku është folur për mundësin e rritjes së çmimit.

Berberët kanë refuzuar të flasin para kamerës, por kanë treguar për takimin e mbajtur dhe atë që është diskutuar.

“Spo di qysh me ju kallxu, se janë do organizatorë që e kanë bo mbledhjen, ata munden me ju kallxu ma mirë. Po më vjen keq po nuk mundem me fol unë”, tha ai, duke vazhduar të tregojë se çfarë është diskutuar në takimin e mbajtur me koleget e tjerë. “Na jemi marrë vesh për rritje të çmimit, por hala nuk është vendosë. Momentalisht e kemi 2 euro prerjen e flokëve, por nëse vendoset bëhet 3 euro. Ka disa të tjerë që e kanë 1 euro dhe do ta rrisin në 2”, thotë një berber, i cili kërkoi të mos citohet me emër.

Gazeta ka folur edhe me berberë të tjerë.

“Na nuk kemi marrë pjesë në mbledhje, nuk e dimë se çka është vendosur. Nëse vendoset për rritje të çmimit edhe ne do të pajtohemi, por tash për tash nuk mundemi me fol ma shumë”, u përgjigj një berberë tjetër.

Një nga berberët që ishte një ndër iniciatorët e mbledhjes, fillimisht pranoi për të folur para kamerës rreth vendimeve që janë marr në atë mbledhje. Por, ai ndërroi mendjen për tu prononcuar pas një telefonate që pranoi.

“Më vjen keq po nuk mundem të deklarohem. Kolegët duhet me i respektu, ata kanë kërku që mos me fol për media derisa të mbahet edhe një mbledhje tjetër. Hajdeni pas 15 shkurtit, se atëherë do të vendoset edhe pastaj mund të flasim për të gjitha gjërat”, thotë ai, duke shfaqur ngurrimin për tu deklaruar.

Rritjen e çmimit e arsyetojnë me trendin e rritjes së çmimeve në Kosovës për shërbime e produkte tjera.

“Definitive hala nuk ka kurgjo, në mbledhje vetëm kemi fol, kur ka diçka definitive atëherë mund të flasim. Arsyeja pse dëshirojmë për me e rrit është jon rrit tona senet, të gjithë po kanë dëshirë mi pas ato çmimet e veta. Nëse vendoset, atëherë edhe unë duhet mi rritë. Pas 15 shkurtit vendoset”, ka thënë ai, duke kërkuar të mbetet anonim.

Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, e ndalon marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, caktimin e çmimit të shitjes apo shërbimeve.

“Ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e marrura ne mes te shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduar të cilat kanë për qëllim ose mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin e konkurrencës tregtare në tregun relevant e veçanërisht marrëveshjet që: 1.1. caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”, thuhet në nenin 4 të këtij Ligji.

Gazeta Jeta në Kosovë, ka siguruar edhe një foto të çmimores së re që e kishte vendosur njëra prej bizneseve.

Në vitin 2016, bizneset hoteliere në Ferizaj, në mënyrë të organizuar kishin vendosur për rritjen e çmimit të makiatos nga 50 cent në 70 cent, por që kishte ngjallur reagim të qytetarëve në rrjetet sociale. Por pas interesimit të Autoritetit të Konkurrencës, çmimi i makiatos ishte zbritur përsëri në 50 cent.

Kur Mujë Krasniqi dhe Ilir Konushevci ishin nisur për ta mbrojtur familjen Jashari

Kur Mujë Krasniqi dhe Ilir Konushevci ishin nisur për ta mbrojtur familjen Jashari

Ish-deputeti i Kuvendit, Lahi Brahimaj ka kujtuar një moment interesant gjatë kohës së luftës kur ishte sulmuar për herë të parë familja Jashari.

Ai ka treguar se bashkë me heronjtë Ilir Konushevci, Mujë Krasniqi dhe disa të tjerë ishin nisur nga Shqipëria.

Postimi i plotë: Fotot që po shihni, janë të realizuara para 21 vitesh, në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kur ishte sulmuar Familja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Me të marrë lajmin, për ketë ngjarje, bashkë me Muje Krasniqin (Kapuqin), Ilir Konushevcin dhe disa bashkëluftëtarë vendosëm dhe u nisëm për Kosovë, në kushtet atmosferike që nuk ishin aspak të lehta, ashtu siç po shihen edhe në këto foto.

Lavdi, Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Kjo bukuroshe është vajza e Donika Kada- Bujupit sa shum ngjajën

Kjo bukuroshe është vajza e Donika Kada- Bujupit sa shum ngjajën

Kjo është vajza e deputetes së AAK-së, Donika Kada-Bujupi, që tashmë është rritur dhe i ngajn shum Mamit sa qe qe sun i dalloni fare.

E ëma e saj, në pamundësi për të qenë afër pas një udhëtimi zyrtar, e ka postuar fotografinë e bijës së saj në Facebook ku ka shkruar:

“Tinush ma kujtove ditën kur bëre hapat e parë e unë nuk isha aty, sot prap në një ditë te veçantë unë s’jam me ty. Por të uroj nga shpirti që të vazhdosh të ecësh vet e sigurtë në çdo hap që ndërmerrë! Të don mami shumë dhe të puth nga larg”!

Tinush ma kujtove ditën kur bëre hapat e parë e unë nuk isha aty, sot prap në një ditë te veçantë unë s’jam me ty. Por të uroj nga shpirti që të vazhdosh të ecësh vet e sigurtë në çdo hap që ndërmerrë!

Të don mami shumë dhe të puth nga larg!

Albini: Apelon të vazhdohet greva, por ka një sugjerim për mësimdhënësit

Albin Kurti kundër Qeverisë: Apelon të vazhdohet greva, por ka një sugjerim për mësimdhënësit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar grevën e mësimdhënësve në vend.

Sipas tij, më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë.

Kurti thotë se prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta, transmeton Indeksonline.

“Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit. Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbyesit politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo don të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre.

Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i tij më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë. Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta.

Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit. Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbëtorët politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo don tw zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre.

Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim. Ndjeshmëria ndaj varfërisë nuk e zëvendëson ndershmërinë për barazi. E, siç thotë populli ynë, kot mbushen mend ata që janë mbushur haram.

Lajmi i fundit Prej 28 janarit rregullat e reja për viza pune për në Gjermani, mjafton të plotësoni vetëm këtë kusht

Lajmi i fundit Prej 28 janarit rregullat e reja për viza pune për në Gjermani, mjafton të plotësoni vetëm këtë kusht

Një lajm i madh ka mbërritur për të gjithë ata shqiptarë që duan të shkojnë drejt Gjermanisë.

Tashmë nuk do t’ju duhen të prisni gjat per viza pune për të qëndruar në Gjermani, por veç një kontratë pune.

Partitë e koalicionit në Gjermani kanë rënë dakord për një projektligj të ri për të lehtësuar mundësitë e emigrimit për punëtorët e vendeve jo anëtare të BE, njoftuan sot paradite mediat vendase atje.

Ministria e Brendshme, e Punës dhe ajo Ekonomike ranë dakord për rregullat e reja, pas një kompromisi të tetorit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve Brenda koalicionit qeverisës.

Sipas Suddenutsche Zeitung, një nga momentet e rëndësishme të ligjit është se punëdhënësit gjermanë duhet të garantojnë se nuk kanë gjetur një punëtor tjetër nga BE para se vendin e punës t’ia ofrojnë një emigrant tjetër.

Ligji do të lehtësojë dhe kufizimet që i kanë dhënë përparësi të ashtuquajturve “profesione të ngushta” që kanë më shumë vende të lira si për shembull infermierët apo kujdesi për të moshuarit.

Sipas gazetës “Handelsblatt”, Kosova do të përfitoj pasi ka shum te pa pun dhe kan te drejt te vin tepunojn ne gjermani.

Rregullat e reja janë të aplikueshme që nga 8 janari 2019. Qytetarët do të punojnë me dokumente të shteteve ku jetojn, por me një kontratë të garantuar punësimi nga punëdhënësi. Në këtë listë vendesh përfituese është Kosova dhe Shqipëria

Arsyet Përse Njerëzit që Shkojnë në Norvegji Nuk Kthehen Më

Arsyet Përse Njerëzit që Shkojnë në Norvegji Nuk Kthehen Më

Emri Norvegji do të thotë rruga drejt veriut. Zyrtarisht njihet si Mbretëria e Norvegjisë.

Norvegjia është një prej vendeve më të pasur, dhe gjithashtu më paqësorë në botë. Norvegjia është vendi i 6 më i madh në Europë, por për nga popullsia renditet i 28-i.
Norvegjia e fitoi pavarësinë nga Suedia në vitin 1905.

Norvegjia ka një popullsi prej 5.08 milionë banorë. Niveli i alfabetizmit është 100% dhe jetëgjatësia mesatare është 81.5 vite.

Në Norvegji ndodhen 450 mijë liqene të mrekullueshme. Në fakt vetëm 200 prej tyre janë 4 milje katrorë e më shumë për nga madhësia.

Norvegjia përshkruhet shpesh si “Toka e Diellit të Mesnatës”, për shkak se gjatë muajve të verës, nga fundi i majit deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon pothuaj asnjëherë në zonat e vendit që ndodhen në Rrethin e Arktikut, ndërkohë që zona të tjera kanë 20 orë ditë. Megjithatë, në dimër është e kundërta.

Në vitin 1251, Henri III i Anglisë mori dhuratë një Ari Polar nga Mbreti i Norvegjisë. Ai e mbajti në Kullën e Londrës me një zinxhir të gjatë, me qëllim që ariu të notonte në lumin Tamiz.

Mbreti Harald i Norvegjisë u betua të mbetej i pamartuar për jetë, nëse nuk martohej me dashurinë e tij të vërtetë, e cila ishte bija e një tregtari rrobash. Më vonë ata u martuan dhe ajo u bë Mbretëreshë e Norvegjisë.

Norvegjia është vendi ku ndodhet tuneli më i gjatë në botë, Laerdal, me një gjatësi 24.5 km dhe që tërheq shumë turistë. Eshtë një autostradë me dy korsi e pandarë. Në një luginë malore sipër tij ndodhet një tunel i vecantë vetëm për ventilimin. Për të zvogëluar lodhjen mendore dhe klaustrofobinë, si dhe për të patur pika kthimi mbrapsht, tuneli ka tre shpella të mëdha me dritë blu ose të gjelbër. Ai u ndërtua nga viti 1995 deri në 2000 mes Oslos dhe Bergenit.

Norvegjia ka gjithashtu tunelin më të thellë nënujor të botës, në një thellësi 287 metra.

Qindra dialekte të ndryshëm në Norvegji janë kaq të ndryshëm nga norvegjishtja e shkruar, saqë edhe vendasit e kanë të vështirë të kuptojnë njerëzit nga pjesë të tjera të vendit.

Në total, afro 1 milionë norvegjezë u larguan nga Norvegjia për në Amerikë rreth vitit 1900, kur Norvegjia kishte afro 2 milionë banorë. Ka po aq pasardhës norvegjezësh që jetojnë në Amerikë, sa edhe norvegjezë që jetojnë në Norvegji, sidomos në shtetet e Dakotës Veriore, Minesotës dhe Uiskonsinit.

Samit janë një grup indigjen i Skandinavisë veriore që kanë jetuar për më shumë se 10 mijë vite në territoret veriore. Ata janë të njohur për rrobat shumëngjyrëshe dhe rritjen e drerëve.

Sipas Enciklopedisë Britanike, norvegjezët lexojnë më shumë se cilido popull tjetër i botës.
Në Norvegji arsimi është tërësisht falas, duke përfshirë edhe kolegjin.

Norvegjia ka votuar disa herë kundër anëtarësimit në BE, por ka implementuar më shumë direktiva të BE-së, se sa cdo shtet tjetër anëtar i BE.
Ndonjëherë, Forcave Policore Norvegjeze nuk u duhet të shtijnë as edhe një herë të vetme gjatë gjithë vitit.

98-99% të energjisë elektrike Norvegjia e prodhon përmes hidrocentraleve, më shumë se cilido shtet tjetër.

Aktorja Merilin Monro ishte me prejardhje norvegjeze.
Paris Hilton është stërmbesa e Konrad HIlton, i cili themeloi linjën e hoteleve Hilton, nga një fermë pranë aeroportit të Oslos.

Lance Armstrong, ciklisti i famshëm është me origjinë norvegjeze.

Norvegjia është vendlindja e skive moderne. Fjala “ski” në norvegjisht domethënë “copë druri”.

Kjo është pasuria “marramendëse” e Isa Mustafës si dhe shumë biznese(Video)

Kjo është pasuria “marramendëse” e Isa Mustafës si dhe shumë biznese(Video)

Në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express ku është shfaqur dokumentari ekskluziv “Lidhja e Terminalëve”.Isa Mustafa ka shumë biznese, të cilat herë i deklaron si të tijat, e herë si të familjarëve të tij.

Edhe ne emer te shum personav qe sjan ftyr publike i ka deklaruar si sjan te ti por te miqve qe ka dhe te njerzve per rreth, aj thot qe nuk e di un ata kah i kan marr gjith at pasuri as qe me intereson le te deklarohen ata vet se ku i kan bër dhe si un sdi.

Por cilat janë lidhjet biznesore të Isa Mustafes? Per me teper informata ndiqni, te gjitha qe i kemi pregaditur.