Dikur Albini e quante Rugovën të deshtuar. Kundër lëvizjeve çlirimtare të kosovës dhe kerkonte të hiqej nga kryetari i LDK-s

Dikur Albini e quante Rugovën të deshtuar. Kundër lëvizjeve çlirimtare të kosovës dhe kerkonte të hiqej nga kryetari i LDK-s

Pak kohë pas kishte dalur nga burgu i Pozharevacit, Albin Kurti, kishte dhënë një intervistë për mediumet vendore.

Ai ishte pyetur për kryetarin e atëkohshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kurti e kishte cilësuar Rugovën si të dështuar në politikë dhe si person që ka pasur ide që ta pengojë dhe bllokojë Lëvizjen Çlirimtare sic ishte ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i tanishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, thoshte për presidentin e atëkohshëm të vendit, se ai është e ka marrur peng Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kurti kërkonte që në saje të reformave në këtë parti, të hiqej Ibrahim Rugova, nga posti i kryetarit, duke u zëvendësuar me ndonjë person tjetër.

“Ideja e Rugovës, ka qenë që të pengojë dhe ta bllokojë çfarëdo dinamizimi i jetës së çfarëdo Lëvizje Clirimtare, apo rezistencë aktive.

Ajo nuk është Lidhje Demokratike. Ajo është një lidhje autoritare e cila e ka në krye një njeri për 12 vite. Pra zotëri Rugova, i cili nuk është dëshmuar në suksese në politikë.

LDK në masë të madhe është peng i zotërit Rugova. Në këtë kohë të reformimit të LDK-së, unë besoj që do duhej bërë edhe ndryshimi i kryetarit”, kishte thënë Kurti.

Sot janë bërë 13 vjet nga vdekja e Rugovës. Përderisa tashmë gjatë këtyre viteve, pakkush ka mbetur pa ia vizituar varrin e tij, është pikërisht edhe vetë Kurti, i cili nuk ka qenë asnjëherë tek varri i ish presidentit Rugova.

Se ka pasur vendim për moshkuarjen e zyrtarëve të Vetëvendosjes, tek varri i Ibrahim Rugovës, e kishte thënë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti pati rrëfyer se në kohën sa kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, kishte dhënë ide që si zyrtarë të kësaj partie dhe si përfaqësues të Komunës së Prishtinës, të shkojnë për vizitë tek varri i Rugovës.

Por, sipas deklarimit të Ahmetit, një gjë të tillë nuk e kishte lejuar kreu i VV-së, Albin Kurti, me arsyetimin se veprimtaria e Rugovës ka qenë e dyshimtë.

Punë në Gjermani? Flet ekspertja çfarë duhet të dini

Punë në Gjermani? Me ligjin për fuqinë punëtore kjo do të jetë mundur, sikur të mos ishin disa pengesa. Ekspertja Carola Burkert mbi problemet e ligjit, vonesat në ambasada e punëdhënësin që mund ta lehtësojë situatën.

Deutsche Welle: Ligji i ri për fuqinë punëtore që miratoi kabineti gjerman e që hyn në fuqi më 1. janar 2020 për shumë vetë nga Shqipëria e Kosova është si premtim për një jetë më të mirë, punë në Gjermani, e ardhme më e mirë…a mendoni edhe ju kështu?

Dr. Carola Burkert: Ligji i ri për fuqinë punëtore ka njëherë si qëllim përmbushjen e nevojave për fuqi punëtore të ekonomisë gjermane dhe sigurimin e kontrollimin e fuqisë punëtore nga vendet e treta. Ky është sigurisht një sinjal për fuqinë punëtore nga vendet e treta, se tani fokusi është tek punëtorët e kualifikuar, e nëse e ke këtë kualifikim, atëherë vërtet mund të jetë premtuese, një ëndërr që realizohet.

Deri në këtë pikë rruga nuk është e lehtë, ku i shihni lehtësimet për ardhjen e fuqisë punëtore?

Risitë mund të përmblidhen në tre pika – së pari ai barazon personat me shkollim profesional me ata me universitet, më parë ardhja e fuqisë punëtore lidhej vetëm me ata që kishin kryer studime universitare. Së dyti lehtësim do të sjellë vërtet heqja e verifikimit të prioritetit (nuk verifikohet më, nëse për një vend pune ka një kandidat gjerman apo nga BE shën. red.)

E reja tjetër është, e kjo mund të konsiderohet si vështirësim, se kërkohet e çertifikuar njohja e gjuhës gjermane si kriter për punën apo për ekuivalentimin e diplomave profesionale të huaja. Pra, dy lehtësime dhe një vështirësim.

Shumë vetë shpresonin për një zbatim të shpejtë të ligjit, ai do të hyjë në fuqi në janar 2020. Pse kjo vonesë?

Kjo vonesë ka arsyet e saj, zbatimi i ligjit kërkon një adoptim të madh të rregulloreve e neneve që lidhen me të; E dyta, – e këtu mund të bëjmë edhe një lidhje me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor-, duhet që të përgatitet administrata. Ka një ide për krijimin e disa autoriteteve qendrore për të huajt, ku do të përqëndrohen procedura të ndryshme. Ardhja e një numri të ri të punëtorëve të kualifikuar do ta vendosë administratën para sfidave të mëdha, sepse do të ketë një shtim të ri të kërkesave për vizë.

E keni fjalën për ambasadat në rajon…

Të dyja…njëherë priten të krijohen në Gjermani disa qendra për të huajt në lande të ndryshme, ku do të centralizohen detyrat, tjetra dihet që do të shtohen kërkesat për viza në ambasada, e gjitha kjo duhet të përgatitet më parë.

Ajo që më krijon shqetësim është, se që tani ka probleme për të marrë një orar në ambasadë, ka pritje shumë të gjata, sistemet online funksionojnë vetëm pjesërisht. Situata do të vështirësohet edhe më, sepse vërtet që parashikohet shtimi i personelit e zgjerimi i kapaciteteve në ambasada, por në ligj kjo nuk është përmendur në mënyrë empirike. Aty thuhet vetëm se kjo do të çojë në një rritje të ndjeshme të kërkesave për vizë e shtimin e punës së ambasadave gjermane jashtë.

Po si do ta përballojnë ato këtë fluks të ri, kur që tani ka probleme…

Duhet që të zgjerohen kapacitetet për trajtimin e kërkesave për viza pune, nga ana tjetër duhet që të futen metoda për lehtësimin e procedurave, si përmes digjitalizimit, po ky është vetëm identifikimi i problemit teorikisht.

E praktikisht?

Pikërisht këtu qëndron problemi. Në ligjin për fuqinë punëtore nuk ka deri më tani asnjë përcaktim konkret shifrash, se sa punonjës shtesë duhen për secilën ambasadë, e deri kur duhet të realizohet kjo. Nuk ka asnjë të dhënë për fat të keq. Ka vetëm një vetëdijësim se kapacitetet duhet të shtohen.

Por në tekstin e ligjit, thuhet se për shkak të mungesës së prognozave nuk mund të konkretizohet se deri ku shkon shtimi i punës. Kjo do të thotë, se as nuk dihet se çfarë përmasash sasiore e kohore ka e gjitha kjo. Kam frikë se sërish do të kemi probleme si me “Rregulloren e Ballkanit Perëndimor”, do të duhet të kalohet sërish në ngushticën e administratës, sektorit të vizave etj.

A mund të ketë lehtësime, nëse vizat për punë shihen si prioritare…

Ligji parashikon një procedurë të përshpejtuar, në orare dhe procedim, nëse një punëdhënës paguan një shumë të caktuar dhe arsyeton, se pse duhet një procedim i shpejtë, nëse ndodh kjo, atëherë kjo procedurë e përshpejtuar aktivizohet me afate të caktuara. Për këtë do të vihen në dispozicion persona kontakti në zyrat e të huajve, mendoj se persona të veçantë kontakti do të ketë pastaj edhe në sektorët e vizave.

Si do të veprohet konkretisht me procedurën e përshpejtuar?

Sipërmarrja duhet të argumentojë, se ka një nevojë urgjente që të zihet vendi i punës në fjalë, prandaj personi adekuat që do të vijë nga jashtë do të kalojë nëpër një procedurë të shpejtë për kërkesën e marrjen e vizës. Do ta quaja si një sportel urgjence…ku punëdhënësi lidhet shpejt me zyrën e të huajve dhe zyra e të huajve me sektorin e vizës.

Ligji parashikon edhe ardhjen me vizë për 6 muaj me shpenzime personale për të kërkuar punë në Gjermani. Nëse e gjen këtë punë, do duhet të kthehesh në vend për të marrë vizën, apo e merr atë në zyrën e të huajve në Gjermani?

Nuk ka një përgjigje të qartë për këtë dhe praktikisht nuk e kam të verifikuar. Por unë e shoh si problematike ardhjen për 6 muaj për të kërkuar punë. Kujdes! Kjo është e lidhur me disa kushte- si njohja apo ekuivalenca e diplomës profesionale,

duhen njohuritë e gjuhës gjermane, të paktën niveli B1, duhet të vërtetosh se këto 6 muaj e siguron vetë jetesën. E duhet thënë, se ky gjashtëmujor si afat ka ekzistuar më parë për ata me shkollim universitar dhe realisht është përdorur shumë pak. Kjo sepse këto kushte nuk janë të lehta për t’u plotësuar.

Pra edhe një vonesë tjetër…

Problemin e shoh tek ekuivalenca e diplomës profesionale. Kemi kohë të gjata pritjeje në sektorin e vizave, por të mos harrojme se problemi tjetër është edhe koha e gjatë që duhet për njohjen e diplomës a çertifikatës profesionale. Pra kemi dy paralele, (viza dhe njohja e diplomës, shën red.) që për mendimin tim janë të pasqaruara si duhet, tjetra se si duhet të zbutet mbingarkesa e punonjësve që merren me këto çështje.

Një ligj shkruhet shpejt, por ajo që nevojitet është një zgjerim cilësor, i shpejtë e eficient i administratës. si brenda dhe jashtë Gjermanisë. Nevojitet infrastruktura që suksesi i këtij ligji të bëhet i prekshëm./DW

*Dr. Carola Burkert është eksperte për migracionin në Institutin për Studimin e Tregut të Punës dhe Profesionit, një ent studimor i Agjencisë Federale Gjermane të Punës.

Halil Kastrati me lot në sy: I kërkoj falje djalit tim të sëmurë, nuk arrita të jem me të…

Halil Kastrati me lot në sy: I kërkoj falje djalit tim të sëmurë, nuk arrita të jem me të…

Humnisiti i njohur kosovar Hoxha Halil Kastrati, ka qenë i ftuar në emisionin shumë të shikuar në Kosovë “Oxygen Show”

Kur moderatori i këtij emisioni Besim Dina, i tha që cilit person do t`i kërkonte falje, Hoxha Halil Kastrati tha që ai do t`i kërkojë falje vetëm dy njerëzve, shkruan AlbanienShow

” I kërkoj falje dy personave. I kisha kërkua falje Uvejsit djalit të vogël, kemi qenë shumë të angazhuar në muajin e ramazanit me obligime, e ai e ka humbur shikimin, e unë si babë nuk ka mundur të shkojë në kontroll me të. I kërkoj falje shumë” tha Halil Kastrati

” E dyta i kërkoj falje stafit tim, janë krejt djem të ri dhe punojnë shumë edhe jashtë orari” tha Hoxha Kastrati.

E mbani mend Nitën nga ‘Kafeneja jonë’, sa shumë ka ndryshuar ajo

E mbani mend Nitën nga ‘Kafeneja jonë’, kaq shumë ka ndryshuar ajo

Leonora Mehmetaj është aktorja që u bë shumë e njohur në publikun shqipatar sidomos me rolin e saj në serialin ‘Kafeneja jonë’.Me rolin e Nitws tek ‘Kafeneja jonw’,

Ajo u bë shumë e dashur dhe e pëlqyer tek publiku edhe ka luajtur edhe në shumë seriale e filma tjerë, shkruan ORAinfo.Mirëpo, tani Leonora ka disa kohë që nuk ka qenë aktive në asnjë serial apo film shqiptar dhe duket se është shkëputur nga jeta e saj në Kosovë.

E mbani mend Nitën nga ‘Kafeneja jonë’, kaq shumë ka ndryshuar ajo

Leonora Mehmetaj është aktorja që u bë shumë e njohur në publikun shqipatar sidomos me rolin e saj në serialin ‘Kafeneja jonë’.Me rolin e Nitws tek ‘Kafeneja jonw’, ajo u bë shumë e dashur dhe e pëlqyer tek publiku edhe ka luajtur edhe në shumë seriale e filma tjerë, shkruan ORAinfo.

Mirëpo, tani Leonora ka disa kohë që nuk ka qenë aktive në asnjë serial apo film shqiptar dhe duket se është shkëputur nga jeta e saj në Kosovë.

Ajo tani jeton në Amerikë dhe është pjesë e produksionit amerikan që quhet ‘CBM Productions’.Gjatë kësaj kohe Nita ka ndryshuar shumë edhe në pamje./ORAinfo/

Nga Profesori i Parisit: Fati i mësuesit kosovar, është në dorën e ngelësve të tij

Profesori shqiptar qe ligjeron ne Paris ka shkruajtur per greven ne Kosove. ja se cfare ka shkruar ai ne Facebook:

Nezir Kraki Injoranca s’e kupton mësuesin

Disa megjithatë presin që mësuesit e Kosovës të sillen sikur t’ishin mesues suedezë, dmth pa arsye të forta për grevë, sikur të jetonin në një vend me moral social e politik. Çfarë marrëzie!

Jo o dashamirë, mësuesi i Kosovës ka 20 vite (pas luftes) që shikon i pafuçishëm se si injoranca ia shkaterroi edhe shkollat edhe shtetin. Tash është normale që e njejta injorancë të mos ia kuptoj hallin.

Mësuesi i Kosovës ka 20 vite që është i zënë rob dhe i shatazhuar nga bandat që herë i kërkojnë favore « shkollimi » e herë e kërcënojnë me metoda ndëshkimi.

Edhe më zi…

Mësuesi i Kosovës ka 20 vite që me habi takon ish nxënësit e tij ngelës tash të kravatuar dhe me tituj akademikë, me rroga 5 deri ne 10 herë më të larta se të tijën.

Mësuesi i Kosovës ka 20 vite që është shembull i durimit dhe i qytetarisë në një shoqëri të tejprishur nga apetiti personal.

Po pra, u bënë 20 vite që mësuesi i Kosovës endet kokëulur në shtetin ku shoferi i një kravate injorante çmohet më shumë sesa misioni fisnik i transmetimit të dijes.

Merreni me mend, sot fati i mësuesit është në dorën e ngelësve të tij, në dorën e kravatave injorante që shkollën e shohin si humbje kohe.

Dmth, sot, mësuesi është i obliguar t’i kërkojë ndihmë dhe mirëkuptim injorancës.

Haradinaj: Të rifillojë mësimi, pagat nuk mund t’i rrisim më shumë për mësimdhënësit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që nga nesër të rifillojnë procesin mësimor, pasi sipas tij nuk ka mundësi që të rritën më shumë pagat për ta.

Kreu i Qeverisë teksa ka folur për grevën e SBASHK-ut, tha se nëse do të ishte në vullnetin e tij, do t’ua rriste mësimdhënësve pagat edhe më shumë, por se sipas tij, kaq kanë qenë mundësitë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Haradinaj kishte bërë të ditur se do të ketë rritje rreth 20 milionë euro për pagat e mësimdhënësve, megjithatë, SBASHK-u nuk e ka ndërprerë grevën.

“Mirë është ata me u ulë me diskutua, Sindikata, këshilli grevist, të gjithë me e kuptua se çka bëhet fjalë se ndoshta nuk kanë pasur kohë me absorbua mirë atë që ka ndodhur dje. Ajo është një lajm i mirë për arsimin, mendoj më i mirë i mundshmi që ka mundur me iu ardhë. Mendoj që e meritojmë një falënderim prej të gjithëve për një angazhim serioz, për marrjen në kujdes të kërkesave dhe që të fillojmë me mësim nesër.

Si do të ndodh nëse ta zëmë në fund të këtij muaji mund të votohet ligji për pagat pa ndryshime dhe pastaj ata do të duhej të kthehen në punë se nuk munden pa kufi, ju kanë humbur fëmijëve shumë ditë mësim. Pra, duhet të mendojnë edhe ata për përgjegjësitë që i kanë në vend, ne kishim pas dëshirë me ua rrit sa më shumë, por realitetet janë këto në vend, nuk kemi mundësi më tutje dhe mundësia që ekziston është shfrytëzuar”, tha Haradinaj.

Mbrëmë Haradinaj ka bërë të ditur se për mësimdhënësit e shkollave të mesme paga është rritur nga 523 në 597.8 euro, që i bie 74 euro rritje nga paga aktuale. Për arsimin fillor nga 479 në 525.8 euro, rritja është 46 euro. Për mësimdhënësit në arsimin parashkollor nga 447 në 501.9 euro, rritja 54 euro. E numri i mësimdhënësve është rreth pesë mijë për arsimin e mesëm./Indeksonline/

Një 17-vjeçari Shqiptar që po mahnit me zërin e ti mbarë botën me muziken e tij (VIDEO)

Një 17-vjeçari Shqiptar që po mahnit me zërin e ti mbarë botën me muziken e tij (VIDEO)

Fama e shqiptarëve nëpër botë, duket se është gjithmonë e më shumë në rritje, por djaloshi me zerin e ti i ka bër te gjith per veten një zë teper i mir dhe shum i kapshem per te gjith

Erion Hoti është shqiptari më i vogël që po korr sukses në Austri, aij ka bër fam shum shpejt djalishi shum i ri por me zerin e ti te ëmbel ika ber te gjith per veti.

Erioni është vetëm 17 vjeç dhe numëron 130,000 fansa nga e gjithë bota. Ai këndon në shqip, anglisht dhe gjermanisht, dhe ka shum ndjks qe e komentojn dhe e lavdrojn shum.

Kënga e tij ” Peace & Love ” është parë nga 26,000 përdorues në YouTube. Shfaqjet e tij  janë të një profesionalizmi mbresëlënës.

Fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri, Haradinaj bën zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”

Sot zyrtarisht ka filluar procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ndërsa me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti, Rrahman Rama kanë bërë zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”, në hyrje të objektit të Ministrisë.

Ministri i Mbrojtjes, Berisha me këtë rast tha se sot është ditë e veçantë për FSK-në dhe qytetarët e saj pasi nga sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri, raporton Telegrafi.

“Sot është ditë e veçantë për FSK dhe qytetarët e Kosovës, që nga sot ndryshon emërtimi i Ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes. Zyrtarisht që nga sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës…”, tha ministri, duke falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të, përfaqësuesit e NATO-s etj.

Ai tha se procesi i tranzicionit do të jetë gradual, transparent dhe sipas tij është paraparë një plan 10-vjeçari i arritjes së kapaciteteve të mbrojtjes.

Sipas tij, FSK do të jetë një forcë multi-etnike, profesionale, në të interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në interes të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon. /Telegrafi/

Kosova prej sot me Ministri të Mbrojtjes

Rrustem Berisha, që ka drejtuar Ministrinë e FSK-së që nga shtatori i vitit 2017, që nga sot dotë jetë Ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

Sot është ditë e veçantë për ministrinë tonë, FSK-në dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Berisha pas zbulimit të pllakës, në deklaratën e parë të tij si Ministër i Mbrojtjes.“Transicioni i FSK-së do të jetë gradual dhe është paraparë një plan 10 vjeçar”, shtoi ai.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.Ministria e FSK-së është shndërruar në Ministri të Mbrojtjes muajin e kaluar kur Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet me të cilat i FSK u transformua në ushtri por duke e ruajtur emërtimin e vet të mëhershëm.

Shtatë gjëra të cilat i trashëgojmë nga babai

Ka rezultuar që gjenetika nuk ndikon vetëm në ngjyrën e syve dhe në ndërtimin e trupit, por nga ajo varet edhe sa jemi të gatshëm të rrezikojmë dhe në cilën pozë zakonisht flemë

Natyrisht se i keni trashëguar gjenet e të dy prindërve, mirëpo nëse babai juaj ka cilësi dominuese, ato me siguri janë bërë edhe tuajat, transmeton Telegrafi.

Karakteristikat gjenetike të cilat i trashëgojnë fëmijët nga babai

1. Sëmundjet e zemrës – sipas hulumtimeve të cilat i kanë bërë shkencëtarët e Universitetit Lester, meshkujt bartës të tipit të caktuar të kromozomit kanë pothuajse 50% probabilitet më të madh se do të vuajnë nga sëmundjet të cilat sulmojnë arteriet koronare. Nën rrethana të caktuara, këto cilësi barten te djemtë.

2. Pengesat mendore – midis çrregullimeve mendore të cilat barten nga mashkulli te fëmija janë skizofrenia dhe ADHD-ja. Duke u plakur babai, rreziku rritet sepse ADN-ja e mashkullit ndryshon me kalimin e viteve. Kur është fjala te femrat, ADN-ja e tyre nuk ndryshon.

3. Dhëmbë të shtrembër – gjenet e baballarëve janë kryesorët për dhëmbët dhe formën e nofullës dhe më shumë ndikojnë në cilësi dhe formë të dhëmbëve se sa nga nënat. Nga babai fëmija mund të trashëgojë vetëm dhëmbë të shtrembër, por edhe dhëmbë të dobët me prirje për gjakrrjedhje.

4. Probleme me sterilitetin – shkencëtarët konstatojnë që cilësia e ulët e spermës mundtë jetë problem gjenetik. Nëse fëmija është i lindur pas ngjizjes artificiale, atëherë probabiliteti më i madh është që edhe vetë do të vuajë nga steriliteti.

5. Gjinia e fëmijës – gjenet mashkullore përcaktojnë gjininë e fëmijës së palindur. Parashikimet mund të bëhen me kontrollimin e trungut familjar të babait.

6. Ngjyra e syve të fëmijës – linjat e fytyrës dhe ngjyra e syve me siguri do të jenë të njëjta si edhe të babait.

7. Rritja (gjatësia) e fëmijës në masë të madhe varet nga gjenet e babait. Baballarët shtatgjatë kanë fëmijë shtatgjatë.

1. Intelekti bartet nga babai tek djali. Domethënë, nëse babai është gjeni, atëherë i biri i tij njëqind për qind do t’i trashëgojë këto gjene.

2. Nëse babai të është idiot, nuk është e thënë të jesh edhe ti. Kjo nuk trashëgohet dhe natyra sërish në mënyrë të përsosur i ka rregulluar gjërat.

3. Intelektin nga babai mund ta trashëgojë vajza madje vetëm gjysmën.

4. Mashkulli mund të trashëgojë intelektin vetëm nga nënat e tyre, të cilat ajo, megjithatë, i ka trashëguar nga babai i vet.

5. Vajza gjeni do të bëhet saktësisht 50% e mençur si babai i saj, mirëpo i biri i tij do të jetë gjenial.

Konkluzioni për meshkujt

Për të prognozuar sa i mençur do t’ju jetë i biri, shikoni babanë dhe nënën e tij. E bija juaj do të trashëgojë gjysmën e mençurisë suaj, mirëpo edhe gjysmën e budallallëkut tuaj. I biri i saj do të trashëgojë intelektin tuaj në tërësi.

Konkluzion për femrat

Mendja e birit tuaj është kopje e babait tuaj. E bija juaj do të ketë edukatën tuaj, mirëpo do të ketë mendje të babait të vet. Bijtë e saj do të jenë kopje mendore e bashkëshortit tënd. /Telegrafi/