Besim Dina në lidhje? Shihet në publik me të dashurën

Duket se prezantuesi dhe humoristi i njohur, Besim Dina, ka gjetur fatin e jetës.

Ai është ndër personazhet televizive më të njohura në Kosovë, e jo rrallë herë bën shaka me faktin se ai nuk po mund të gjejë gruan që do ta shoqërojë gjatë jetës, duke marrë parasysh moshën.

Besimi njihet si person privat dhe nuk është folur shumë për lidhjet e tij.

Por, duket se Besimi ka gjetur fatin e jetës.

Të paktën kështu duket në një dalje të tij në qytetin e Vienës në Austri.

Sipas burimeve të njëjta të Express, Besimi dhe vajza misterioze kanë shëtitur dorë për dore nëpër dyqanet luksoze të kryeqytetit të Austrisë.

Pritet të shihet nëse ai do ta konfirmojë këtë në ditët në vazhdim./Gazeta Express